Kronika

Detaje/ Zetori i çuditshëm zbuloi 1 ton drogë në grykëderdhjen e Vjosës…






               Publikuar në : 14:53 - 22/01/19 |
mapo.al

Policia arriti të kapë 1 ton drogë sot, pasi një zetor u cuditshëm, i ngarkuar, është shfaqur në zonë tre ditë më parë.


Pikërisht kjo makineri bujqësore në atë zonë, në këtë kohë, ka ngjallur dyshimet e para.



Policia ka marrë informacion dhe ka qëndruar në pritje të ardhjes së skafit, për të bërë të mundur ndalimin e autorëve.

Kështu, sot, më shumë se 1 ton drogë u sekuestrua në grykëderdhjen e Lumit Vjosa. 45 thasë me kanabis u zbuluan në gomone që kishte destinacion Italinë, ndërkohë që dy skafistët kur panë se Policia kishte rënë në gjurmë të tyre vendosën ta braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin në drejtim të pyllit pranë fshatit Pish-Poro.

Burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se pikërisht një zetor me karrelë që dyshohet se transportonte kanabisin, 3 ditë më parë ishte gjurma nga ku nisi hetimi.

Kjo bërë që forcat operacionale dhe antidroga të mbanin në vëzhgim zonën dhe mëngjesin e së martës zbuluan gomonen me dy motor, të paregjistruar.

Duket se 2 skafistët kanë zgjedhur ditën e martë për të transportuar drogën, jo rastësisht. Sa herë që është moti i keq, deti ka dallgë. Kjo bën që Radarët e Policisë të vendosur në Ishullin e Sazanit dhe në Darzezë të Fierit, të mos i kapin gomonet në det. Kjo metodë përdoret shpesh nga trafikantët që sa herë është moti i keq, zgjedhin të nisin kanabisin drejt Italisë./gazetamapo.al/


Etiketa: , , , ,

Pas