Aktualitet

Detajet/ 40 urdhër-arreste për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:42 - 15/01/20 |
mapo.al

Pas rreth 50 ditësh nga tërmeti i 26 nëntorit Prokuroria e Tiranës ka lëshuar  40 urdhër-ndalime për ish-zyrtarë të ish-njësive në Tiranë. 27 prej tyre janë ekzekutuar. 2 persona janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa 12 janë në kërkim.


Operacioni i nisur prej pasdites së djeshme ka vijuar gjatë gjithë natës dhe vazhdon ende.



Në pranga kanë rënë dy ish-kryetarë të komunës së Kasharit Faik Fejzo që ka drejtuar në vitet 2004-2007, dhe Besnik Fuçia, i cili ka drejtuar deri ën vitin 2015. Po ashtu në polici është shoqëruar edhe Fatbardh Plaku, i cili ka drejtuar komunën e Farkës si dhe ish-shefi i urbanistikës në Vorë Luan Beta.


Shkak për ndalimet janë bërë rezultatet e hetimeve në pallatet e dëmtuara nga lëkundjet e forta të nëntorit.

Sipas të dhënave në dosjet e pallateve ka rezultuar se nuk kishin akte kolaudimi, nuk ka pasur studime sizmike, në shumë objekte projekti nuk ishte rezultuar i plotë, ndërsa numri i kolonave të parashikuar ishte më i lartë nga sa u konstatuan, kishte objekte që kishin dalë nga projekti. Madje në disa raste punimet e realizuara në katet e dyta dhe të treta cilësia ishte më e ulët nga sa duhej.

Shkelje të tjera janë konstatuar dhe te cilësia e hekurit të përdorur, sasia e vendosur por dhe te e çimentos.

Mes të ndaluarve janë inxhinierë, arkitektë, inspektorë të ish komunave si dhe punonjës të tjerë.

Ndaj tyre rëndon akuza për falsifikim të dokumenteve. Si pasojë e dëmtimit të strukturave të pallateve të para vitit 1990 dhe për shkak të cilësisë në pallatet pas këtij viti u dëmtuan 770 objekte vetëm në Tiranë.

Emrat e të arrestuarve

  1. Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë
  2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
  3. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
  4. Stela Maze, arkitekte
  5. Anila Harxhi, arkitekte
  6. Merita Kushi
  7. Bukurije Halili
  8. Ali Dyrmishi
  9. Vjollca Hoxholli
  10. Gerti Çalliku
  11. Jani Ikonomi
  12. Qirjako Gjergo
  13. Naim Shehi
  14. Ermir Çina
  15. Adhurim Qehajaj
  16. Gëzim Shkalla
  17. Pëllumb Fortuzi
  18. Xhevahir Doda
  19. Reis Muça
  20. Hekri Disha
  21. Agim Eski
  22. Faik Fejzo
  23. Zhaneta Tagani
  24. Muhamed Felahi
  25. Ndoc Pepkola
  26. Hekri Disho
  27. Fejzo Dyrmishi, ndërtues


Etiketa:

Pas