Kronika

Detajet: Asmer Bilali kërkoi leje menjëherë pas lajmit të vrasjes














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:59 - 31/03/19 |
mapo.al

Ish-boksieri i Vllaznisë Asmer Bilali ka mbërritur në Shkodër nën masa të rrepta sigurie, i shoqëruar nga 3 furgona policie. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i kishte dhënë leje ish-boksierit për të marrë pjesë në varrimin e babait Astrit Bilali dhe xhaxhait Brahim Bilali. Anëtari i grupit “Bajri” ka qëndruar vetëm disa orë i lirë dhe pas përfundimit të ceremonisë mortore duhet të kthehet në qeli.






Ish–boksieri Bilali e kishte dorëzuar kërkesën për leje që të shtunën, menjëherë pas ngjarjes. Bilali reagoi edhe në rrjetet sociale duke shpërndarë lajmin e një portali mbi vrasjen e dyfishtë me titull “Lamtumirë kampionë” për babanë dhe xhaxhanë e tij, të cilët kanë qenë sportistë në garat e hipizmit.


Gjyshi nga mamaja i ish-boksierit Fari Vejuka ka bërë apel që nipit të lejohet të qëndroj më gjatë në shtëpi.







Qyteti i Shkodrës ishte i blinduar sot nga forcat e policisë për varrimin e e dy vëllezërve të vrarë dje. Mësohet se të paktën 3 furgonë dhe makina të tjera policie shoqëronin Asmer Bilalin në ceremoninë mortore. Ish-kampioni i boksit u arrestua në kuadër të operacionit “OAZ” dhe ndodhet në paraburgim tek burgu 313 në Tiranë, pasi akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal. Ceremonia e varrimit të Astrit dhe Brahim Bilait ka qenë tërë kohën e monitoruar nga policia.




Ndërsa detaje të reja janë zbuluar nga atentati që tronditi Shkodrën dhe tërë opinionin publik paraditen e të shtunës.

Lexo edhe :  Si u vra Esat pashë Toptani, Avni Rustemi e lëshoi pistoletën, por...


Njëri nga viktima e së shtunës në Shkodër, Astrit Bilali iu është kundërpergjigjur autorëve të atentatit. Policia ka siguruar dëshmitarë që kanë parë shkëmbimin e zjarrit, sikurse në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja pistolete, e cila ndodhej pranë trupit të viktimës. Kurse për makinën e djegur nga autorët, policia e Shkodrës bën me dije se përveç se me targa të falsifikuara ky mjet është deklaruar i vjedhur që në muajin Dhjetor të 2018-ës.

Madje targat më parë janë mbajtur nga një tjetër mjet tip Volkswagen, gjithashtu i vjedhur. Brenda në “Benzin” që dyshohet se përdorën atentatorët u gjet një automatik që rezulton se është përdorur për vrasjen e dy vëllezërve Bilali. Gjatë natës policia ka shoqëruar shumë persona, por akoma nuk është rënë në gjurmët e autorëve të cilët ekzekutuan në derën e shtëpisë dy vëllezërit Bilali mëngjesin e së shtunës në Shkodër.

Pas atentatit të të shtunës, që rëndon serinë e vrasjeve në Shkodër u shkarkua nga detyra drejtori i policisë së këtij qarku, Vehbi Bushati. Vetë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte në Shkodër mbrëmjen e të shtunës për të komunikuar vendimin e shpallur se ka emëruar në krye të policisë së qarkut Shkodër, Niko Brahimin, drejtues në policinë e shtetit. Ministri Lleshaj tha se atentati është bërë për larje hesapesh.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas