Kronika

Detajet/ Dalin fotot e turkut që u vra mbrëmë në atentatin e Elbasanit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:54 - 30/12/18 |
mapo.al

Erdal Durunay, është shtetasi turk që humbi jetën mbrëmjen e kaluar në Elbasan, bashkë me Endrit Alibejn dhe Arben Dylgjerin, në atentatin që iu bë pranë Metalurgjikut, në dalje të qytetit.






Ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Elbasan, me qëllimin për të festuar aty së bashku me miqtë e tij festën e ndërrimit të viteve. Ai kishte lidhje të forta miqësore me nipin, lidhje që thuhet se ishin krijuar që në Holandë.


Dyshohet se edhe turku, viktima e tretë e atentatit të mbrëmshem ka qenë i përfshirë në trafik droge, por policia ende është duke hetuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve që çuan në këtë masaker.







Ai ishte në shoqërinë e dy të tjerëve teksa udhëtonin me një automjet tip “Range Rover” në drejtim të të cilit u qëllua plot 20 herë me breshëri kallashnikovi. Shqiptarët Alibej dhe Dylgjeri humbën jetën në vend, ndërsa turku rrugës për në spitalin e Elbasanit për shkak të plagëve të rënda.




Ngjarja



Kështu dy prej tyre, Arben Dylgjeri 56 vjeç dhe Endrit Dylgjeri (Alibej) 34 vjeç, ishin xhaxha e nip, ndërsa i vdekur mbeti edhe një shtetas 51-vjeçar turk.

Prishja e pazareve të drogës mendohet të jetë shkaku i krimit të rëndë dhe është ajo ku po hetohet më së shumti, duke u nisur edhe nga e shkuara kriminale e 34-vjeçarit Endrit Dylgjeri.

Ky i fundit, bashkë me xhaxhanë e tij, kishin ardhur para pak ditësh në Shqipëri, për festat e fundvitit, ndërsa makina e tyre u sulmua nga një bredhëri automatiku, në rrugën Elbasan-Metalurgjik.

Endrit Dylgjeri (Alibej) ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2013 në Itali, si pjesëmarrës dhe drejtues i një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në veri të këtij shteti.

<
>
turku auto_turk_31546159200 auto_turku_21546159210 auto_turku_11546159207 auto_turk_51546159189 auto_turk_41546159203 auto_turk_51546159189
1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas