Kryeministri Edi Rama bashkë me homologun malazez, Duško Markoviç, kanë mbajtur një konferencë për shtyp pas mbarimit të mbledhjes midis dy qeverive.
Gjatë deklaratës për media, kryeministri Rama ka zbardhur detajet e marrëveshjes së arritur midis dy vendeve ku tha se gjatë mbledhjes firmosëm hapjen e një pike të përbashkët doganore në Zogaj dhe së shpejti do të hapim një pikë tjetër të përbashkët doganore.
“Firmosëm hapjen e pikës së përbashkët doganore në Zogaj.
Së shpejti do hapim një pikë tjetër të përbashkët doganore.
Krenarë për kontributin në pranimin e Malit të Zi në NATO”,- tha Rama.
Ndërkaq Rama ka theksuar se shumë shpejt, dy vendet ballkanike do nisin përgatitjen për fillimin e punimeve të autostradës së kaltër, apo siç njihet ndryshe “Autostrada Adriatiko-Joniane”.
“Mbetemi shumë të lidhur për të konkretizuar programet për procesin e Berlinit.
Do nisim përgatitjet për autostradën e kaltër, apo Adriatiko-Joniano, që përfshin Malin e Zi dhe Shqipërinë.
Për të avancuar procesin e lehtësimeve tregtare. Kompanitë që janë të interesuara të lehtësojnë procedurat e kalimit.
Së shpejti do hapim një tjetër pikë doganore. Unë jam shumë besimplotë që me Malin e Zi do të bëjmë progres të shpejtë dhe të qëndrueshëm.
Siç e theksova, është një fqinjësi pa asnjë hije, pa asnjë çështje të hapur, por e garantuar nga pakicat përkatëse. Më vjen mirë që me vëllezërit tanë në Malin e Zi, kemi mirëkuptim,”– tha Rama