Kronika

Detajet e reja/ U vra në Durrës, Besmir Haxhia në burg me Admir Muratajn në Greqi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:48 - 04/05/20 |
mapo.al

Pas arrestimit të Altin Ndocit dhe Klevis Allës, si të dyshuar për 4 vrasje në Durrës, zbardhen detaje të reja ng hetimit. Vëllezërit Haxhia u ekzekutuan me më shumë se 70 plumba në Durrës dhe gjithçka mund të lidhet me grabitjen në Rinas.


Gazeta Mapo mëson se Besmir Haxhia mund të ketë luajtur rol edhe në grabitjen brenda Rinasit. Kjo për faktin se Besmir Haxhia ka qenë i dënuar në Greqi me emrin Pëllumb Rusi dhe është dënuar me 9 vite burg për plagosje. Besmir ka qëndruar në qeli për 3 muaj dhe më pas u deportua në Shqipëri.


Rezulton se Haxhia ka vuajtur dënimin në burgun ku ndodhej edhe Admir Murataj, i vrarë nga policia pas grabitjes brenda aeroportit. Kjo ka shtuar dyshimet se Besmir Haxhia mund të ketë patur lidhje direkte me këtë grabitje.


Grupi hetimor thotë se Besmiri u vra pasi strehoi një nga autorët në Rinas dhe dinte vendin ku u fshehën rreth 5 milionë euro.


Altin Ndoci me grupin e tij nga ana tjetër ishte në kërkim të këtyre parave, sidomos edhe pas arrestimit të Klement Çalës.

Kreu vrasjen, mori pjesë në varrim

Altin Ndoci pas vrasjes së vëllezërve Haxhija, nuk nguroi të shkonte në varrimin e tyre. Familjarët e kanë pyetur se kush ishte dhe ai u ka dhënë një emër tjetër dhe është hequr si mik i ngushtë i Besmirit.

 

LEXO EDHE:

Vrasjet në Durrës dyshohet se lidhen me paratë e grabitura në Rinas


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas