Kronika

Detajet: Elvana Gjata tentoi të shuante tensionet, hyri dy herë…





               Publikuar në : 09:57 - 10/10/18 |
mapo.al

Detaje të reja zbulohen nga sherri i së enjtes së 4 tetorit në zonën e Bllokut që përfunoi me vrasjen e 28-vjeçarit Fabian Gaxha dhe plagosjen e dy të tjerëve në një konflikt me të dashurin e këngëtares Elvana Gjata dhe miq të tij.


Ndonëse nuk ishte e qartë masa e përfshirjes në ngjarje e këngëtares pasi u tha se ajo ishte larguar sapo kishte nisur sherri, burime të sigurta bënë me dije për “BalkanWeb” se Elvana ka hyrë brenda lokalit dy herë.



Kanë qenë kamerat e një biznesi pranë vendit të ngjarjes që kanë kapur këngëtaren dhe në momentin e ngacmimit dhe më pas kur ajo ka shkuar dy herë brenda, me sa duket për t’i thënë të dashurit të saj Ervin Mata të largohej e të mos priste Ervis Martinin për sqarime.

Ndërkohë dje u bë e ditur se Prokuroria ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja. Shpallja në kërkim policor e detyron Gjatën që të paraqitet për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, pasi duhej të jepte deklarimet e saj për ngjarjen.


Këngëtarja u largua nga Shqipëria më 5 tetor, vetëm pak orë pas ngjarjes nga Rinasi drejt një vendi të BE. Në kërkim për ngjarjen janë shpallur dhe i dashuri i saj Ervin mata, Fabian Alushi, Meviol Bilo, të cilët kanë qenë të ulur në një tavolinë.


Etiketa: , , ,

Pas