Të shtënat me armë gjatë natës ndaj një lokali në fshatin Pllanë të Lezhës, janë një mesazh kriminal. Të paktën kështu thonë burime policore, të cilat kanë zbuluar se lokali i përket Gjovalin Prendit, një emër i njohur në zonë.
Në muajin janar të 2020-së Gjovalin Prendit i kanë vendosur edhe një sasi tritoli, te po i njëjti lokal që sot u qëllua me armë zjarri.
Gjovalin Prendit në 2014-në i kanë ekzekutuar me breshëri kallashnikovi nipin Taulant Prendi 27 vjeç, ndërsa mbeti i plagosur vëllai i Taulantit, Aurel Prendi, 25 vjeç.
Ekzekutimi ndodhi pranë Urës së Milotit, ku dy vëllezërit Prendi së bashku me Klodian Ndreca, 28 vjeç, po udhëtonin me një makinë tip “Golf” ku dy persona ka qëlluar mbi 20 herë me kallashnikov në drejtim të tyre.
Klodjani dhe Taulanti mbetën të vdekur në vend, ndërsa u plagos rëndë Aurrel Prendi. Për ngjarjen e mëngjesit të sotëm policia nuk ka asnjë person të arrestuar.
Gjovalin Prendi