Zbulohet se ku ndodhi shpërthimi i parë në një karburant në aksin Lezhë-Laç, që solli 6 të plagosur, mes tyre 2 në gjendje të rëndë. Burime policore shpjegojne se fillimisht ka shpërthyer një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve dhe më pas një automjet me gaz, i cili ishte aty pranë. Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm kanë mbetur të plagosur 6 persona, nga të cilët 2 prej tyre kanë qenë punonjës në këtë pikë karburanti.
Mësohet se dy prej të plagosurve, ndodhen në gjendje më të rëndë, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Djegje Plastikës në Tiranë. Raportohet se njëri prej tyre, i identifikuar si Bardhok Bushati, 36-vjeç, ka marrë dëmtime të shumta në fytyrë. Ndërkohë, i plagosur tjetër është dërguar në QSUT për shkak se ka marrë djegie në trup në masën 40%. Ai është identifikuar si N.P, rreth moshës 40-vjeç.
Nga shpërthimi policia e shtetit informon se janë 6 persona të plagosur, mes tyre njëri në gjëndje të rëndë. Dëshmitarët raportuan se janë dëgjuar 2 shpërthime rreth orës 22:30.
Fatmirësisht zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë duke shmangur rrezikun e përfshirjes nga flakët të depozitave të karburantit.
Shpërthen zjarri pranë një karburanti në Lezhë, ja pamjet on Vidnews.