Detajet pikante nga ndeshja me Francën fshehin pikëpyetjen e madhe

Shqipëria dhe Kosova ia dolën në fundjavë të jenë në mesin e kryeartikujve të mediave ndërkombëtare, sportive ose jo, për çështjen e futbollit.

Por të dy vendet ishin në krye të lajmeve për shkaqe të ndryshme. Kosova arriti të mposhtë Çekinë në Prishtinë, një rival direkt, duke shtuar shanset që të kualifikohet për në Europianin e vitit që vjen. Pa harruar se Kosova e ka edhe bonusin e playoff-it nga Liga e Kombeve. Tashmë anglezët presin Dardanët dhe po i thurin elozhe ekipit të ri kosovar, që ka shkëlqyer me lojën dhe grintën e treguar.



Kurse Shqipëria ishte kryelajm për një tjetër histori, që nuk ka shumë lidhje me futbollin. Përpara se të niste sfida me Francën, u ngatërrua himni i Shqipërisë me atë të Andorrës. Kjo solli momente tensione dhe shtyu ndeshjen për disa minuta. ‘Figaro’ shkruan se shkak është bërë një ngatërrim me mesazhet që vijnë për tek përgjegjësit e fonisë. ‘Një DJ idiot’, thonë mediat franceze, ka ngatërruar fishën FRAALB me FRAAND, pasi Franca do luajë edhe me Andorrën. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe më vonë kur u vendos himni i duhur, sërish spikeri tha se bëhet fjalë për Armeninë dhe jo për Shqipërinë. Tek e fundit me A fillojnë të tria, tallet një media e huaj.

Kombëtarja shqiptare reagoi me dinjitet, po ashtu edhe stadiumi i njohur francez e mirëpriti këtë veprim. Kurse trajneri Edi Reja, që u kritikua për zgjedhjet e tij në sfidën e mbyllur me rezultatin e turpshëm 4 me 1, mori një bluzë të sulmuesit Antoine Griezmann në shkëmbim. Ylli francez u shpreh i shokuar për rastin e himnit dhe dominoi lajmet nëpër botë për të tjera detaje. Kështu, duke folur për penalltinë e humbur ndaj Shqipërisë, Griezmann tha se kjo ndodhi për shkak se e shoqja nuk ishte në stadium. Më vonë, Griezmann u shpreh i kishte bërë një ‘fyerje’ të vogël miqësore portierit shqiptar, Strakosha, për të cilin rezervoi vlerësime të larta.

Ashtu si zakonisht, vëmendjen e rrëmbeu politika. Kryeministri Edi Rama, që thuhet se ka gisht në përzgjedhjen e trajnerit italian Edi Reja, mësohet të jetë shprehur se ndeshja tjetër me Francën do luhet në impiantin e ri në Tiranë. Një lajm i përhapur pa një burim konkret, thekson se presidenti francez, Emanuel Makron i ka kërkuar falje Ramës për incidentin.

E gjitha kjo megjithatë nuk e zbeh lajmin e keq të mbrëmjes së të shtunës. Kombëtarja shqiptare duket se është në pikë të hallit dhe këtë situatë nuk do e zgjidhë as trajneri që ka piketuar Rama dhe as stadiumi i ri me PPP. Nuk e zgjidh as fakti që futbolli brenda në Shqipëri është në gjendje të mjeruar, i bërë sanduiç mes politikës dhe akuzave për fiksim ndeshjesh.

Shkëlqimi i Kosovës do të lërë në hije kombëtaren shqiptare, e cila vazhdon të marrë frymë falë talenteve që ‘peshkon’ mes kosovarëve. Këtë javë, në Euro 2020 u fol për talentet kosovarë dhe një prej tyre depërtoi në ekipin e përzgjedhur nga UEFA.

Kapiteni ynë legjendar, Lorik Cana është i drejtpërdrejtë kur thotë se nuk do ketë më Shqipëri të madhe në futboll.

“Ne e dinim prej shumë vitesh se shqiptarët me origjinë nga Kosova do të ktheheshin natyrshëm drejt Kosovës. Tani nuk kemi një ekip kombëtar të Shqipërisë, por dy ekipe që përfaqësojnë dy shtete: Shqipërinë dhe Kosovën. Dhe talentet më të mëdhenj aktualisht luajnë për Kosovën. Në të ardhmen, do të kemi shumë vështirësi të rigjejmë gjenerata të afta të pretendojnë përsëri një kualifikim në Europian. Dhe nëse një ditë Kosova do të kualifikohet për një turne madhor, Shqipëria do të jetë në mënyrë të pakundërshtueshme pas Kosovës. Përveç kësaj, në ekipin e Shqipërisë që u kualifikua në Euro 2016, gjysma e lojtarëve ishin me origjinë nga Kosova,” tha ai.

Duket se do jetë e shpejtë dita kur për kombëtaren shqiptare do flitet vetëm për incidente të tilla si ai në ‘Stade de France’.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252