Kronika

Detajet/ Si u arrestua në Tiranë terroristi, pjesë e grupit që do bënin sulme në Shqipëri





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:59 - 30/04/20 |
mapo.al

Një terrorist me rrezikshmëri të lartë u arrestua mbrëmjen e djeshme në Tiranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Komron Zukhurov, 24- vjeç i cili kishte mbërritur nga aeroporti i Rinasit në Shqipëri dy muaj e gjysmë më parë, prej dy muajsh jetonte te një familje taxhakistanase në Tiranë.


Zukhurov ishte shpallur në kërkim nga Interpol pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).


Në datë 15 Prill datë kur Gjermania goditi celulën, autoritetet në Berlin theksonin se njëri nga anëtarët e grupit terrorist, Ravsan B. kishte pranuar një urdhër me vlerë 40,000 dollarë për një sulm në Shqipëri. Sipas autoriteteve gjermane, terroristët nuk ishin në gjendje të kryenin vrasjen në Shqipëri.


Personi që ata kërkonin të vrisnin ishte biznesmeni me inicialet A.A në Shqipëri.


Prokurori i Përgjithshëm i Taxhikistanit ka akuzuar Komron Zukhurov si anëtar të partisë së Rilindjes Islamike të Taxhikistanit (IRPT), forcë politike në opozitë e konsideruar si organizatë terroriste edhe nga Bashkimi Europian. Anëtarë të tjerë të të njëjtës organizatë janë përjashtuar nga territori i BE me të njëjtën akuzë.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Antiterrorit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe kapjen e personave me tendenca terroriste apo pjesëtarë të organizatave terroriste, si dhe në kuadër të shkëmbimit të informacionit me homologët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Vizitori”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur identifikimi, kapja dhe më pas arrestimi, për qëllime ekstradimi, i shtetasit të huaj K. Z., 24 vjeç, nga Taxhikistani.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi në ngarkim të tij, Gjykata Federale në Karlsruhe, Gjermani, më datë 21.04.2020 ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

Materialet e para hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me qëllim kryerjen e procedurave të mëtejshme ligjore për ekstradimin e këtij shtetas të huaj.


Etiketa: ,

Pas