Kronika

Detajet: Stresi ishte nën përgjim, dyshohej se komunikonte me…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:37 - 18/10/18 |
mapo.al

Reperi Stresi, i arrestuar një ditë më parë në një hotel në Tiranë, dyshohet se është pjesë e një grupi të njohur kriminal në Tiranë. Report Tv raporton se reperi është mbajtur në përgjim prej rreth një viti. Stresi është përgjuar teksa komunikon me disa persona të inkriminuar për trafikun e drogave.






Burime nga Policia pohojnë që në ditët në vijim do ketë arrestime të tjera në Tiranë, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal qe ishte Stresi. Ky grup dyshohet se vepronte me shitjen e drogës në zonën e ish-bllokut, por edhe ne perifieri të Tiranës. Policia po mban në vëzhgim edhe disa persona të tjerë.


Në momentin e arrestimit nga FNSH në Linzë, në periferi të Tiranës, iu gjet një sasi e vogël kokaine si dhe një armë zjarri pistoletë me 12 fishekë. Më herët, Gjykata e Tiranës kishte dhënë masën e sigurisë arrest me burg me kërkesë të Prokurorisë për reperin, i akuzuar për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal. Ndërsa grupi kriminal që vepron në Tiranës pjesë e të cilit dyshohet se është edhe Stresi, akuzohet për “trafikim narkotikësh” dhe “krimesh kundër personit”.

Lexo edhe :  Balla zbulon axhendën e kongresit: Reformim i thellë brenda pranverës 2022




Në shoqërinë e Stresit ishte edhe një vajzë 20-vjeçare, e cila është shoqëruar në komisariat dhe pasi është marrë në pyetje është lënë në gjendje të lirë. Arkimend Lushaj pritet të dalë nesër përpara Gjykatës së Tiranës, për t’u njohur me vlerësimin e masës së sigurisë.



1




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas