Me një akt kurajoz dhe për t’u vlerësuar, sot është shfaqur në publik babai i vajzës së mitur të dhunuar e përndjekur për muaj me radhë në Kavajë nga një grup adoleshentësh. Mesazhi i tij është prekës, dhe ai është një baba krenar për vajzën e tij, e cila sic thotë, është me kurajo dhe inteligjente.
“Kjo që më ndodhi mua, uroj të gjithë shqiptarëve që të mos i ndodhë asnjërit, por të jetë një mësim jashtëzakonisht i veçantë për të gjithë prindërit, të këshillojnë fëmijët, si djemtë dhe vajzat. Falënderim të veçantë për agjencinë shtetërore për mbrojtjen e fëmijëve sepse na kanë mbështetur në takimet me psikologët. Vajza ka marrë kontakt me psikologët po kështu me ndihmën e madhe të Ministrisë së Shëndetësisë. Si vajza ime, edhe si shumë të tjerë, ju uroj mbarësi në jetë sepse kam një vajzë inteligjente, kam një vajzë me nota shumë të mira, kam një vajzë që ka një kurajë që nuk mund ta përshkruaj, dhe unë si prind”, u shpreh sot në një video mesazh, i ati i të miturës së dhunuar.
Mapo ka bërë të ditur pak ditë më parë, se babai i vajzës, ka qënë emigrant në Itali dhe u kthye sapo u vu në dijeni të ngjarjes së rëndë që kishte ndodhur. Po një tjetër detaj bëhet i njohur. Ai ka qënë për shumë vite shoferi i ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi. Pasi Rroshi u shkarkua, bazuar në ligjin e dekriminalizimit, besohet se babai i të miturës, ka shkuar për të punuar në Itali për të mbajtur familjen, gruan dhe 3 vajzat e tij. Çdokush që i njeh në Kavajë flet fjalë të mira për këtë familje, që është tronditur nga ngjarja e paprecedentë./Gazeta Mapo/
Lexo edhe: E mitura në Kavajë/ Spiropali pranë familjes së vajzës, flet babai
E mitura në Kavajë/ Spiropali pranë familjes së vajzës, flet babai
me falni por e paska trashegim kete punen ky qe nga roshi.kur edhe spiropela i shkon atehr kuptohet qfare njeriu mund te jet.
Kurajo per prinderit e vajzes, baba i pergjegjshem per cfare i ka ndodhur. Ju mbeshtes pa rezerva, eshte nje fatkeqsi qe i ka ndodhur, mund ti ndodhe kujdo. Cdo qytetare duhet ta mendoje mire, dhe duhet ti jape mbeshtetje. Jam larg, por ne se duhet ndihma ime edhe materiale do te kontriboj. Vajza duhet mbojtur me cdo kusht e ta harroje cfare ka ndodhur..
Mbeshtetje te sinqerta per familjen e vajzen.