Kryesore

“Deti”/ Nikos Dendias në Parlamentin grek: Greqia rritet me 13 mijë km2









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:04 - 19/01/21 |
mapo.al

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka folur në sesionin parlamentar të kësaj të marte në lidhje me zgjerimin detar.



Dendias ka thënë se zgjerimi i hapësirës kombëtare të Greqisë i kalon 13 mijë km katrore, ndërkohë që ka kërkuar mbështetjen unanime të partive për votimin.


“Zgjerimi i hapësirës kombëtare me 10,079 km katrore. Dhe nëse shtojmë mbylljen e gjireve, zgjerimi tejkalon 13,000 km katrorë. Nëse dikush merr parasysh që totali i vendit është 135,0000 km katrore, e kupton madhësinë e zonës. Është e rëndësishme, siç doli gjatë diskutimit në komitetin kompetent që legjislacioni të shoqërohet nga mbështetja unanime e partive parlamentare. Për pasojë, momentalisht ka një element historik dhe unë dua të falënderoj ngrohtësisht palët për bashkëpunimin”, theksoi ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.




LEXO EDHE: 



Greqia zgjeron kufirin detar – DW: Marrëveshje paraprake me Shqipërinë


1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas