Aktualitet

Deti në Hagë- Protothema: “Karrota” e Athinës, integrimi i Shqipërisë në BE














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:24 - 21/10/20 |
mapo.al

Mediat fqinje e kanë cilësuar si një fitore të diplomacisë greke dakordësinë e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm Nikos Dendias për të shkuar në Hagë për zgjidhjen e çështjes së kufirit të detit.






Protothema shkruan se arritja tek kjo marrëveshje u bë përmes “karrotës” së integrimit dhe negociatave me Bashkimin Europian, “të cilat për shqiptarët janë një dhuratë nga parajsa ”.


Media greke gjithashtu shkruan se kjo çështje ka qenë “kanceroze” për 20 vite, sepse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen me kërkesë të opozitës së atëhershme të kryesuar nga Edi Rama.







“Disa vite më vonë, ai është i njëjti person që arriti në një marrëveshje me Athinën për referimin e caktimit të kufijve në pritje të zonave detare në kufirin veri-perëndimor të Greqisë”, e përmbyll artikullin Protothema, ndërkohë që përmend mes rreshtash edhe vrasjen e ekstremistit grek Kostantino Kacifas nga forcat speciale të Policisë Shqiptare.



Artikulli i Protothema, i përkthyer në gjuhën shqipe: 



Tirana dhe Athina kanë rënë dakord që të hartojnë një deklaratë të përbashkët për ta referuar çështjen e demarkacionit detar mes dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare, pak ditë para se të mbushen dy vite nga vrasja e Kostantino Kacifas nga forcat speciale të policisë shqiptare.

Katër muaj pas marrëveshjes me Italinë dhe rreth 60 ditë pas përcaktimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike me Egjiptin, Greqia po bën një hap tjetër drejt zgjidhjes së çështjes së prapambetur  të detit në rajonin e Korfuzit. Kësaj radhe mjafton që pala shqiptare të mos tërhiqet nga marrëveshja.

Stimuli, ose “karrota” e përdorur nga Athina është procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, e cila pritet nga Tirana si një “dhuratë nga parajsa për të hapur qesen e fondeve të unionit edhe për shkak të situatës së komplikuar politike në vendin fqinj, e cili shkon në zgjedhje më datë 25 prill të vitit të ardhshëm.

Diplomacia greke arriti një marrëveshje me qeverinë Rama për hartimin e e një deklarate të përbashkët që synon dërgimin çështjen e demarkacionit në Hagë.

Kjo çështje ka qenë “kanceroze” për 20 vite pasi shqiptarët u tërhoqën sepse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen me kërkesë të opozitës së atëhershme të kryesuar nga Edi Rama.

Disa vite më vonë, ai është i njëjti person që arriti në një marrëveshje me Athinën për referimin e caktimit të kufijve në pritje të zonave detare në kufirin veri-perëndimor të Greqisë. 

1


Etiketa: , , ,

Pas