Për të hetuar ndikimet e shkrirjes së akullit të përhershëm në Arktikun Lindor, një grup prej 80 shkecëtarësh kanë udhëtuar drejt Siberisë. “Deti po vlon”,- deklaruan ata pas ekspeditës. Gazrat e metanit që vijnë nga shtrati i detit, kanë lënë shenja të qarta, siç shihet dhe në pamjet më poshtë mbi sipërfaqen e ujit.
Përqëndrimi i metanit ishte gjashtë deri në shtatë herë më i lartë në Detin e Siberisë Lindore, shifër e lartë nga mesatarja botërore.
“Është burimi më i madh i gazit që kemi parë ndonjëherë”, tha Igir Semiletor, kreu i grupit kërkues nga Universiteti Politeknik i Tomskit.
Shkencëtarët rusë, në vitin 2017, zbuluan kratere gjigante në akull, të krijuara nga fluskat e mëdha të gazit metan që krijohet nën tokë. Këto fluska mund të marrin flakë e të shpërthejnë.
Shkencëtarët i lidhin këto ndryshime me ngrohjen globale. Ata thonë se vetëm 1 gradë celsius ndryshim në temperaturën mesatare do ta shtonte çlirimin e gazrave me 20%.
Kërkuesit thonë se përqendrimi i metanit në Detin e Siberisë Lindore ishte gjashtë deri në shtatë herë më i lartë se mesatarja botërore.
Metani mblidhet zakonisht poshtë akullit në ato zona, duke krijuar fluska