Çmontimi i strukturave institucionale anti-kushtetuese, që krijoi këto vite PS- ja me mbështetjen e Kastes se te privilegjuarve te pushtetit dhe krimit te organizuar eshte mision ne zhvillim e sipër i Opozites Demokratike.
PDSH si force udheheqese e Qendres se Djathte ne Shqiperi, ne respekt te te drejtave te qytetareve dhe programit te saj te kahershem politik per reformimin e shtetit per kah europianizimi, mbreme ka shpalosur platformen e vet te argumentueme per zgjedhjen e drejtperdrejte te deputeteve nga populli, brenda sistemit proporcional regjional.
Nje hap i rendesishem ne perputhjen e Atdheut Legal me Atdheu Real, qe i heq Pashait te Surrelit masken me te cilen ka veshur pushtetin e tij jolegjitim.
Mbeten per t’u shtruar dhe argumentuar mbi tavolinen e Keshillit te Stabilizimit Politik, nje numer ceshtjesh qe do pastrojne procesin elektoral nga kapja e Organizates Mafioze te Rilindjes, nga te cilat do te vecoja si me emergjente:
1. Vendosjen e balances strikte mes Rajoneve ne numrat e kolegjeve te deputeteve, bazuar mbi dy kritere: (a)numrin e zgjedhesve per cdo qark dhe (b)perfaqesine e plote te komuniteteve ne organin sovrane (ekzistenca e tyre nuk mund te injorohet as sakrifikohet per arsye kompromisesh), duke perllogaritur me saktesi ekzistencen e femijeve dhe familjeve tona, qe jetojne jashte, por qe jane pjese e regjistrit te gjendjes civile;
2. Nje Pakt per cmontimin e sistemit te patronazhit ilegal, qe PS ka krijuar mbi te gjitha hallkat e administrates shteterore, permes te cilit sistem ajo kontrollon dhe imponon paraprakisht, nga nje monitor brenda Selise Roze, voten e familjeve, te afermeve te njerezve te administrates, ne nje sistem te programuar piramidal ne cdo cep te vendit;
3. Rivendosjen e parashikimeve strikte mbi respektimin e Shtetit Shekullar ne cdo cep te jetes publike dhe clirimi i keshillimit politik te partive nga grupe njerezish me sfonde jo albanianiste formacioni;
4. Depolitizimin e Policise se Shtetit dhe rivleresimin nga e para te Vetingut te Drejtuesve te larte te atij institucioni, qe duhet te rivendoset nen kontrollin e profesionisteve te afirmuar( Koha per risjelljen e Bajram Ibrajt ne krye te ketij institucioni te pavarur dhe largimi i kamikazeve, qe mbyten me gaz dhe dhune qytetaret);
5. Ndalimin e financimeve kriminale te fushatave elektorale permes ndryshimeve perkatese ne Kodin Penal te RSH. Garantimi nga ana e Policise se Shtetit te nderprerjes se Strukturave private te blerjes se votave, te cilat shkaterruan votimet ne 7 vitet e fundit.
Per t’u ndalur tek Shkodra:
Rikthimi i legalitetit te institucioneve perfaqesuese krahinore mbetet nje kerkese deri ne britme e komunitetit: zgjedhje te plota ne Shkoder, per ekzekutivin dhe parlamentin krahinor sa me pare. Ne nje vit eshte shkaterruar cdo konvente historike mbi bazen e se ciles eshte drejtuar ky vend ne kohe lirie.
I bej thirrje Presidentit te Republikes te ushtroje funksionet per negocimin dhe zgjidhjen sa me shpejt te krizes se mosperfaqesise ne Bashkine e Shkodres. Kjo thirrje i drejtohet per arsye te detyres, qe mbulon, detyre e cila kerkon, qe ligjshmeria dhe sovraniteti te respektohet ne cdo cep te Shqiperise. Dhe Shkodra nuk eshte cep, por nje kryeqender me 3000 vite jete. Edhe kur Shqiperia u çlirua nga okupacioni osman ne vitin 1913, Keshilli i Admiraleve, para gjithe vendeve te tjera te Shqiperise, zgjidhi ceshtjen e ndertimit te nje pushteti te gjithe – pranuem ne Shkoder. 107 vite me vone, zotnuesit e pushtetit ne Tirane, heshtin para kolapsit te pushtetit legjitim ne Shkoder, zhveshjes se organeve qeveritare te kryeqendres se Gegnise dhe lenien e vendimarrjes ne duar te forcave okulte te lidhura me pushtetin e Edi Rama, qe ndjellin panik dhe mungese shprese mes qytetareve.
Rindertimi nga e para e gjithe kupoles drejtuese te policise vendore ne Qarkun e Shkodres, sa me shpejt, eshte nje kerkese qe komuniteti qe sheh, kupton por nuk flet dot, por e kerkon me ngulm. Referimi ndaj organeve te inteligjences policore per kete ceshtje shume sensitive per Shkodren mbetet nje detyrim ligjor i vendimarresve te MPB.
“Kutia” e Reformava eshte hapur, por Edi Rama nuk duhet te lihet me te fuse duart dhe t’i trazoje detyrat korigjuese, sic ai dhe mjeshtrat rreth tij dijne. Sot opozita eshte dirigjenca e ndryshimit dhe europianizimit.