Kryesore

‘Deutschcolor’ dhe Edi Rama si ‘piktor i realitetit’






               Publikuar në : 10:45 - 18/01/16 |
mapo.al

elbasanKëto ditë janë dominuar nga lajmi se qeveria ka vendosur të bëjë reklamë në një revistë të rëndësishme si “The Economist”.


Disa e quajnë të tepruar, të tjerë thonë se PD nuk ka të drejtë të ankohet, sepse edhe ajo shpenzonte miliona për të tilla manovra.



Por ndërkohë ja ku vjen një reportazh nga e përditshmja e njohur zvicerane, Neue Zuercher Zeitung.

Titulli i saj thekson “shkëlqimin e përjetshëm të Gjermanisë” në Shqipëri.

Në qendër të reportazhit është një elbasanlli, i quajtur Endi Kasa.

Edhe ai si shumë shqiptarë ka tentuar emigrimin në Gjermani, por pa ia dalë.

Ai jeton pranë një dyqani të bojërave nga kompania ‘Deutschcolor’.

Por edhe pse motoja e tyre është në gjermanisht, gazeta shkruan se nuk është një firmë gjermane, edhe pse ka një numër kontakti në Gjermani.

“Ajo nuk figuron në listën e prodhuesve gjermanë të bojërave. Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë thotë se bëhet fjalë për një përpjekje të pistë, për të fituar treg me emrin ‘gjerman’”, shkruan gazeta.

Gazetari Martin Woker e ka një konstatim edhe për politikën në vend.

“Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, në pushtet erdhi socialisti Edi Rama, tek i cili kishte pritshmëri të larta. I formuar në Paris, piktori Rama ka lënë gjurmë si kryebashkiak në zhvillimin e Tiranës si një nga qytetet më interesante në Ballkan. Si kryeministër, ai ka zëvendësuar Sali Berishën, ish-mjekun e Enver Hoxhës. Pas këtij ndryshimi, shumëkush kishte shpresuar se do i jepej fund nepotizmit të shfrenuar.

Por nuk bëhet fjalë, thotë një ekspert vendas. Fillimisht nuk ndryshohet brenda natës struktura politike e dy blloqeve kryesore, për shkak se lidhjet klienteliste janë shumë të rëndësishme. Së dyti, Rama po përdor disa metoda të reja, por pas tyre në fakt fshihet modeli autoritar i njohur. “Ai pikturon atë panoramë, që ne duhet të shohim”.”



CLOSE
CLOSE
Pas