Galeri

Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH (GIZ): Thirrje e hapur për tender parakualifikimi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:54 - 02/06/20 |
mapo.al

THIRRJE E HAPUR PËR
TENDER PARAKUALIFIKIMI

1. KUSHTET E PERGJITHSHME


1.1. Kërkuesi: Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH (GIZ), Zyra Tiranë, Rr. Skenderbej, Nr 21/1


1.2. Profili: Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim, Zyra në Tiranë mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit dhe zhvillimit europian përmes projekteve të zbatuara në zhvillimin ekonomik, reformën ligjore, arsimin dhe aftësimin profesional, reformimin e sektorit të ujit, zhvillimin rural, reformat në forcimin e sigurisë së brendshme dhe fusha të tjera.


1.3 Tema: Zyra e GIZ Tiranë fton kompani të kualifikuara, të shprehin interesin e tyre për “Rehabilitimin e stacionit të pompimit të ujit “Shtërmen”, Cërrik”.


2.  Kompanitë duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

2.1 Kompania duhet të jetë e regjistruar si person juridik sipas legjislacionit shqiptar;
2.2 Kompania duhet të tregojë kompetencë dhe përvojë në realizimin e projekteve:
• Punimet e inxhinierisë civile – Rehabilitimi i Stacionit të Pompimit;
• Zëvendësimi / furnizimi dhe instalimi i pajisjeve hidro-mekanike
• Punë elektrike
2.3 Nënkontraktimi: Një kompani mund të tregojë pjesë të punës në tender që do të nënkontraktohen për një kompani tjetër. Në një rast të tillë, të gjitha informacionet si në pikat 2.1 dhe 2.2 duhet të dorëzohen gjithashtu për kompaninë nën-kontraktuese.
2.4 Sipërmarrje e përbashkët: Sipërmarrjet e përbashkëta, përveç informacionit si në pikën 2.1 dhe 2.2 për secilën kompani, antarët të (Sipërmarrjeve të përbashkëta), duhet të paraqesin dokumentacionin,si më poshtë:
• Marrëveshja për partneritetin e kompanive për ofertën e përbashkët për këtë tender
• Pjesa e detyrave / punëve që secili partner do të kryej
• Vendimi për kompaninë drejtuese të (Sipërmarrjes së përbashkët), e cila do të
nënshkruajë kontratën

Të gjithë personat juridikë të interesuar në procesin e aplikimit duhet të kërkojnë një formular aplikimi “shprehje interesi’

në adresën: [email protected]

3. Data e paraqitjes së kërkesës është 16/06/2020. Aplikimi dhe çdo dokument i lidhur nëse është e aplikueshme, duhet të dorëzohet në një zarf të mbyllur, adresuar:

German Development Cooperation Office (GIZ), Zyra Tiranë,
Rr. Skenderbeg, No. 21/1
Tiranë

Pas datës së caktuar për paraqitjen e kërkesës, do të pasojë procesi i parakualifikimit. Aplikimet e paraqitura do të vlerësohen dhe vetëm kandidatët e parakualifikuar do të ftohen të japin ofertën e tyre.



CLOSE
CLOSE
Pas