Aktualitet

LSI akuza Veliajt për Rrugën e Durrësit: Falimentoi bizneset për interesat e oligarkëve (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:17 - 25/09/20 |
mapo.al

Sekretarja Organizative e LSI, Eriona Bixha ka qenë në Rrugën e Durrësit e inauguruar para pak ditësh nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.


Ngushtimi i kësaj arterie kryesore në Tiranë dhe ndryshimi destinacionit vetëm për të hyrë në Tiranë ka sjellë kaos për banorët e zonës dhe qytetarët e kryeqytetit.


Trafiku i rënduar ka përfshirë dhe rrugën Mine Peza duke qenë se ajo tashmë është kthyer në aksin që të nxjerr nga Tirana.


Sipas Sekretares organizative të LSI, tashmë Rruga e Durrësit nuk shërben më për të shkuar në qytetin bregdetar por është vënë në funksion të interesave të oligarkëve të cilëve Veliaj u shërben.


Përveç rëndimit të trafikut dhe stresit këto prova të Bashkisë së Tiranës kanë çuar në faliment disa biznese.



Etiketa: , , , ,

Pas