Aktualitet

“Devolli”, Basha: Regjimi po hyn në rrugën e përplasjes me popullin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:03 - 29/07/19 |
ro ot

Një ngjarje e paprecendent po ndodh sot në Devoll të Korçës. Kryetari i ri Bashkisë, dalë nga votimet e 30 qershorit Enton Duro ka hyrë sot me forcë në bashki. Ai shoqërohet me forca të shumta policie, përfshirë dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë. Sakaq, jashtë dyerve të Bashkisë është kryetari aktual, Bledion Nallbati bashkë me punonjës të bashkisë dhe simpatizantë të PD-së.






Për këtë ngjarje ka reaguar lideri demokrat, Lulzim Basha i cili shprehet se regjimi kriminal i Ramës po e çon vendin drejt përplasjes.


“Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij. Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët!”, shkruan Basha në facebook.







Lexo edhe:




Blindohet me policë Bashkia Devoll, Duro shkon në zyrë që në 6:30



1


Etiketa: , , ,

Pas