Aktualitet

Kavajë/ Përparim Daiu tërhiqet nga dorëheqja: Jam në detyrë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:06 - 25/02/20 |
mapo.al

Drejtori i Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu mohon të ketë dhënë dorëheqjen. Ai ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmeve se sot ishte larguar nga detyra nisur nga debatet e forta që kishte pasur me kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali.


“Sqarim për ju të gjithë miqtë e mi, nuk kam dhënë dorëheqje. Jam në detyrë“, shkruan Daiu.




Ndërkohë, më herët, televizionet informative raportuan se Përparim Daiu kishte pranuar se dorëheqja erdhi pas debateve me kryeBashkiakun, lidhur me kthimin e Spitalit të Kavajës në karantinë të koronavirusit, por disa orë më pas ai mohon gjithçka.

Nga ana tjetër, për mediat ai ka thënë se gjithashtu se deri më tani nuk është marrë asnjë urdhër për vendosjen e karantinës në këtë spital në rast se shfaqet koronavirusi. Daiu pohoi se për çështjen e karantinës ai ka dhënë mendimin e tij, por sqaroi se ende asgjë nuk është vendosur.

“Nuk kemi marrë asnjë urdhër për vendosjen e karantinës në spitalin tonë. Nuk ka vend për panik për aq kohë sa asgjë nuk është vendosur”, tha ai. Daiu ka pranuar së në spitalin e Kavajës janë kryer disa punime, si lyerje fasade dhe vendosje dushesh por kjo ishte e parashikuar shumë më herët, përpara se diskutimet për karantinën.

LEXO EDHE: 

Pas lajmeve për karantinën, jep dorëheqjen drejtori i Spitalit të Kavajës


Etiketa: , , ,

Pas