Thursday, February 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Dha urdhër për mbetjet, Paloka ironizon Sandër Lleshin: Aq e ka…

by mapo.al
07/11/2018
in Politika
0

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka komentuar urdhrin e dhënë sot nga zëvendësministri i Brendshëm Sandër Lleshi për mbetjet në 4 rrethe të vendit, drejtuar Policisë së Shtetit. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Paloka ironizoi urdhrin e Lleshit, i cili u emërua dje zyrtarisht në postin e zv.ministrit por me kompetencat e ministrit të Brendshëm.

Sipas Palokës, Shqipëria ka nevojë për ndërhyrje emergjente për luftën kundër krimit dhe jo mbeturinave. Demokrati tha se Lleshi ndoshta do t’u tregojë shqiptarëve se aq e ka tagrin. Kujtojmë se urdhri i parë që dha sot Lleshi që pas marrjes së detyrës ishte ai për administratën e tij, ku ndalonte daljet për kafe në orar pune.



“Një ministër… po e quaj ministër, që urdhrin e parë në një vend që është vënë në shënjestër për krimin e organizuar, merret me plehrat. Mase duket Lleshi do t’u thotë shqiptarëve se kaq e ka tagrin. Siç duket policia do të shërbejë vetëm për të djegur plehrat apo për të mbajtur njerëzit larg nga plehrat. Lleshi do të jetë një ushtar i Edi Ramës. Dhe deri sa të jetë Rama aty, pak rëndësi ka se kush do të jetë ministër.

Me grada apo pa grada, do të vazhdojë të jenë ushtarë të Ramës. Sa të jetë Rama, në Shqipëri nuk do të ketë kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe s’do të ketë demokraci për rrjedhojë. Rama do larguar me çdo mënyrë. Ne rrezikojmë demokracinë në vend, por ajo lidhet me gjithçka”,- tha Paloka, shkruan “BalkanWeb”.

Teksa u ndal tek fakti se pse opozita nuk e mbështeti kandidaturën e Lleshit si ministër, Paloka tha se ai nuk është figurë e spikatur politike dhe se do të jetë ushtari i Ramës.

“Arsyet se pse Meta nuk e ka dekretuar Lleshin, duhet t’i kërkohen atij. Se di nëse është detyrim që arsyet Meta t’i bëjë publike. Ne duhet të dimë pse ka ikur Xhafaj. Edhe Meta ka të drejtën e tij që të deklarohet apo jo për arsyet. Ai ka thënë se; “Jam gati që të vijë në Parlament dhe të japë sqarime, me dyer të mbyllura apo të hapura”. Jam shprehur në emër të PD dhe personalisht dhe arsyeja është një dhe shumë e thjesht. Lleshi vjen në postin më të rëndësishëm qeveritar në një kohë kur Shqipëria vuan nga krimi i organizuar. Në këtë kohë na vjen një figurë që do të jetë shërbëtor i Ramës.

Ai ka qenë këshilltar i Ramës për kaq vite, dhe në këtë periudhë kur kanabis dhe vjedhja e votave ka qenë një proces i zhvilluar në sytë e shqiptarëve, se dimë ça këshillash i ka dhënë Ramës në këto kohë. Ka qenë një vartës, nëpunës i Ramës dhe pozicioni i tij do të ngelet i njëjtë. Ai është një funksionar i vënë aty nga kryeministri. S’jemi në një situatë normale.

Jemi në një situatë ku krimi ka marrë të gjitha frenat në dorë. Se dimë se pse ka ikur Xhafaj. Ka shumë fjalë që e lidhin momentin e largimit të tij me kapjen e bandave të PS. Në këtë moment largohet Xhafaj dhe vjen një njeri që nuk është figurë publike dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. Ministri i Brendshëm ka detyra të tjera. Posti i ministrit është politik. Vendosja e një njeriu të tillë, me profil fare të ulët politik, të bën të mendosh që ky do të marrë urdhër nga Rama dhe s’do të luftojë krimin.

Kemi bindjen se Rama nuk i donte këto goditje që bëri Xhafaj (arrestimet). E fundit fare është ajo me Dakon, pasi ai është njeriu më i rëndësishëm për Ramën. Rama nuk donte që të bëhej kjo goditje për Dakon, ndaj erdhi kjo lëvizje. Unë i thash Lleshit dje që të tregojë rastin se nuk është ushtar i Ramës. Nëse ai do të ishte një njeri me profil politik dhe të zbatojë ligjin dhe mos të bëhet mbrojtje e krimit dhe politikës së lidhur me krimin, të gjitha gjasat ashtu do jetë”,- tha nënkryetari i PD-së.

Tags: ironiMbetjePalokaSandër Lleshiurdher

JU SUGJEROJME

PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Nikolla, mesazh me rastin e 1 Majit: Përballë njerëzve të punës, përgjegjësia jonë politike shumëfishohet
Kryesore

“Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës

26/01/2023
21 Janari/ PS kallëzim të ri në SPAK për audio përgjimin e publikuar, reagon Berisha: Manipulim i Ardi Veliut
Kryesore

21 Janari/ PS kallëzim të ri në SPAK për audio përgjimin e publikuar, reagon Berisha: Manipulim i Ardi Veliut

23/01/2023
Next Post
Funerali i Kaçifas/ Nesër Policia ‘blindon’ Dropullin dhe Kakavijën

Funerali i Kaçifas/ Nesër Policia ‘blindon’ Dropullin dhe Kakavijën

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In