Aktualitet

Dha vendimin për ndalimin e Tahirit, jep dorëheqjen gjyqtarja Baku





               Publikuar në : 14:04 - 09/12/19 |
mapo.al

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda Liljana Baku, ka dhënë dorëheqjen.  Baku i ka dorëzuar dorëheqjen Këshillit të Lartë Gjyqësor, me argumentin se do angazhohet në biznese private.


KLGJ enden nuk ka marrë vendim për dorëheqjen e saj. Liljana Baku ishte në pritje për të kaluar procesin e Vetingut. Gjithashtu ajo ishte gjyqtarja që firmosi vendimin për ndalimin e udhëtimit jashtë shtetit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, si dhe masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Gjithashtu Liljana Baku ishte pjesë e trupës gjyqësore që dënoi grupin e Emiljano Shullazit.





Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas