Thursday, March 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Dhe ja ku vjen Ilir Beqaj me propozimin që solli revoltë në publik

by mapo.al
28/04/2020
in Kryesore, Politika
0

Nuk ka ndodhur rrallë që zyrtarë të mazhorancës, ministra, ish-ministra, deputetë, kryetarë bashkie, apo drejtorë, të kenë patur ide, propozime, qasje, apo zbulime, që kanë sjellë reagime të forta në publik.

Por kampioni mes njerëzve të Edi Ramës që provokojnë acarim, trazim e deri revoltë, është Ilir Beqaj.



I akuzuar në media, dhe nga opozita, si një prej përfituesve më të mëdhenj nga abuzimet me koncesionet në shëndetësi, i akuzuar për përfitime nga buxheti i shtetit me kompaninë e tij private, madje për këtë ka humbur edhe mandatin e deputetit në Gjykatën Kushtetuese, Ilir Beqaj, ka patur një vegim, një shajni, që ka bërë të komentojnë me zjarr, me akuza, e deri me neveri, shumë njerëz të njohur, e mbarë opinioni, në portale, gazeta e në rrjetet sociale.

Beqaj ka propozuar si masë për daljen nga kriza, uljen e pagave në sektorin publik, dhe rishikimin e pensioneve. Këtë propozim, Beqaj e ka bërë në një analizë, në gazetën Panorama.

Ja çfarë thotë ai:

Nga 1 maj 2020 deri në 31 dhjetor 2020, të gjithë të punësuarit e sektorit publik, institucione e ndërmarrje, qendrore e vendore, të varura e të pavarura, të paguhen me 90 % të pagës së tyre normale.

Por jo më pak se paga minimale në shkallë vendi, duke përjashtuar edhe ata që janë në vijën e frontit të luftës. Paga mesatare mujore në sektorin publik është 63,000 lekë. Të punësuar janë rreth 172 mijë.

Krijojmë kështu një fond rreth 8,7 mld lekë (4,5 mld punonjës buxhetorë dhe 4,2 mld punonjës jobuxhetorë).

Po kështu, çdo pension suplementar e shtesë pensioni suplementar (nëpunës i lartë shtetëror, ushtarak në lirim, profesor etj.) për tetë muajt e mbetur të vitit, të marrë 75 % të këstit mujor të muajit prill 2020“.

 

LEXO EDHE:

Anastas Angjeli kundër propozimit të Beqës për uljen e pagave dhe pensioneve

Mes Edi Ramës e Ilir Beqes dhe hallma pas çdo morti

Bardhi: Propozimi për uljen e pagave kriminal, Ramës paratë i duhen për oligarkët

Beqaj propozoi uljen e pensioneve/ Mjekja: Nuk të mjaftuan koncesionet

Tags: Ilir Beqjapropozimin që solli revoltë në publikulja e pagaveulja e pensioneve

JU SUGJEROJME

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
Economi

Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension

29/03/2023
Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë
Kryesore

Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë

28/03/2023
25 VITE MË PARË/ Turqit marrin Pashalimanin, 7 mln $ për bazën e nëndetëseve shqiptare
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Turqit marrin Pashalimanin, 7 mln $ për bazën e nëndetëseve shqiptare

27/03/2023
Next Post
Debati/ Në Kosovë i kërkuan të futej në karantinë, a ul në Tiranë avioni i Pacollit?

Debati/ Në Kosovë i kërkuan të futej në karantinë, a ul në Tiranë avioni i Pacollit?

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë
  • Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë
  • 25 VITE MË PARË/ Turqit marrin Pashalimanin, 7 mln $ për bazën e nëndetëseve shqiptare



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In