Është shuar pas 7 orësh zjarri që përfshiu një sipërfaqe pyjore farë pranë hoteleve turistike në Dhërmi.
Flakët u aktivizuan në orët e mbrëmjes së të enjtes dhe pavarësisht ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës me tre automjete, ato u përhapën me shpejtësi.
Zjarrfikësit punuan gjatë gjithë natës, duke krijuar kufizimin e vatrës së zjarrit, që favorizohej nga era e fortë.
Flakët ndërkohë rrezikuan edhe disa banesa e biznese aty pranë. Por fatmirësisht, zjarrfikësit të ndihmuar dhe nga banorët, arritën t’i shuanin flakët.