Aktualitet

Dhimitri-Gjinushit: Refuzoj të ulem në një tavolinë me ty!





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:13 - 15/11/19 |
mapo.al

Ka nisur me tensione mbledhja e sotme në Komisionin e Medias, ku drejtuesja Fatjona Dhimitri, deputete e opozitës së re e cila hyri nga listat e PD-së për qarkun e Gjirokastrës, ka braktisur mbledhjen, për shkak se nuk njeh Skënder Gjinushin si kryetar të Akademisë së Shkencave.


Në komisionin e medias po diskutohej lidhur me buxhetin e Akademisë së Shkencave, ku ishte i ftuar dhe Skënder Gjinushi.


“Unë refuzoj që të ulem në një tavolinë me ju, ju nuk jeni i dekretuar”, u shpreh Dhimitri dhe më pas braktisi drejtimin e mbledhjes.


Lëvizja e saj nuk është pritur aspak mirë nga kolegu socialist Besnik Bare.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas