Kryesore

Gaz lotsjellës, të lenduar, të varfër, Lali Eri ka hallin e një peme





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:51 - 16/02/19 |
mapo.al

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar në facebook pas protestës së opozitës në bulevard, para Kryeministrisë. 19 qytetarë, gazetërë e policë përfunduan në spital dhe qindra të tjerë u helmuan nga gazi që hodhi policia për të shpërndarë protestuesit, por duket se kryebashkiakun më shumë se kjo e shqetëson fakti se u dëmtuan pemët e lulet e bulevardit.


Ajo çfarë ndodhi sot ishte një shpërthim i qytetarëve të revoltuar nga papunësia, korrupsioni, padrejtësia, por kjo zemëratë popullore, duket se lexohet ndryshe nga I Pari i Qytetit që e quan “eskursion dhune”.


“Po pse o pse? Ça ju bëri pema, lulja, bulevardi, arti, pastërtia, e bukura, e mira? Do t’i rikuperojmë në kohë rekord, por Tirana nuk harron – s’ka më kthim pas tek huri e druri! Mirënjohje kryeqytetit që u distancua nga ekskursioni i dhunës!”, shkruan Veliaj në facebook.


/Mapo.al



Etiketa: , ,

Pas