Thursday, March 23, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Dhjetëra të arrestuar pas sulmit të rëndë në Stamboll, ministri: PKK është përgjegjëse për sulmin

Pas shpërthimit fatal të një bombe në rrugën tregtare Istiklal, policia turke ka arrestuar shumë persona. Thuhet se sulmi ka lidhje me Partinë e ndaluar të Punëtorëve Kurdë PKK.

by us er1
14/11/2022
in Bota, Globi
0

Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, njoftoi herët në mëngjes të hënën se shërbimet e sigurisë kanë arrestuar dhjetëra persona që dyshohen për sulmet me lëndë shpërthyese në zonën e këmbësorëve në qendër të Stambollit. “Sipas njohurive tona, organizata terroriste PKK është përgjegjëse për sulmin”, theksoi ai. Në të njëjtën kohë, Soylu njoftoi hakmarrje. Ministri i Brendshëm nuk ka konfirmuar ende deklaratat e mëparshme të presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe zëvendësit të tij Fuat Oktay se “një grua” ishte përgjegjëse për atentatin. Ndërkohë flitet për 21 arrestime të tjera.

Türkei | Explosion in Istanbul

Si pasojë e një sulmi me lëndë shpërthyese në shëtitoren Istiklal janë vrarë gjashtë persona të dielën, ndërsa janë plagosur më shumë se 80 persona të tjerë. Në kohën e sulmit në këtë shetitore kishte shumë njerëz. Ndonëse e dielë, dyqanet në këtë pjesë të Stambollit janë të hapura.



Partia PKK – Partia e ndaluar e Punëtorëve të Kurdistanit – lufton kundër shtetit turk që nga mesi i viteve 1980. Në të kaluarën, ajo u fajësua vazhdimisht për sulme të përgjakshme. PKK është e klasifikuar edhe si një organizatë terroriste nga shumica e vendeve perëndimore, duke përfshirë SHBA-në dhe Gjermaninë.

“Vendstrehimi i terroristëve”

Türkei | Explosion in Istanbul

PKK është aktualisht në qendër të mosmarrëveshjes për anëtarësimin në NATO të aplikuar nga Suedia dhe Finlanda si rezultat i luftës në Ukrainë. Udhëheqja në Ankara akuzon Suedinë në veçanti si një “vendstrehim për terroristët” – që po vonon edhe pranimin e dy vendeve të Evropës veriore në aleancën veriatlantike ushtarake, NATO.

Turqia, anëtare e NATO-s, ndërmerr rregullisht veprime ushtarake kundër pozicioneve të PKK-së në juglindje të vendit dhe në veriu të Irakut dhe Sirisë. Dhjetëra mijëra njerëz kanë humbur jetën si pasojë e konflikteve gjatë dekadave të fundit. Përpjekja për vendosjen e një armëpushimi ka dështuar në verën e vitit 2015./DW/

Tags: EvropakurdëtPKKStambollsulm terroristTurqi

JU SUGJEROJME

E pazakontë/ Burri maskohet si dele për t’u arratisur nga burgu
Bota

E pazakontë/ Burri maskohet si dele për t’u arratisur nga burgu

14/02/2023
Kina i kundërpërgjigjet akuzave të SHBA-vë për spiunazh
Bota

Kina i kundërpërgjigjet akuzave të SHBA-vë për spiunazh

13/02/2023
Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi mes frikës dhe pasigurisë
Bota

Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi mes frikës dhe pasigurisë

13/02/2023
Pjesëtari i FSK-së rrëfen shpëtimin e 2-vjeçares: Na shikoi në fytyrë dhe filloi të qeshë
Bota

Numri i viktimave arrin në mbi 37.000, por ka dhe mrekulli, shpëtohen disa persona në Turqi

13/02/2023
Next Post
“Situatë e rrezikshme”, Borrell: Zgjidhja për Kosovën duhet gjetur sa më parë

"Situatë e rrezikshme", Borrell: Zgjidhja për Kosovën duhet gjetur sa më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In