Aktualitet

Dhoma e Avokatisë në Lezhë denoncon: Policia dhunoi avokatin Gjergj Neli








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:04 - 27/10/20 |
mapo.al

Shaqe Marinaj, zv/kryetare e Dhomës së Avokatisë në Lezhë ka denoncuar policinë e Lezhës për ushtrim dhune ndaj avokatit Gjergj Neli.



Sipas Marinajt, avokati është shoqëruar në komisariatin e Lezhës për arsye ende të paqarta


Mediat raportojnë se ndalimi i avokatit është bërë me arsyetimin se ai ka vendosur dy stola në hyrje të zyrës për shkak të Covid-19 dhe për këtë është denoncuar nga një banor i pallatit, ku ndodhet zyra e tij.



Marinaj, ka kërkuar që të veprohet menjëherë ndaj efektivit që sipas saj, ushtroi dhunë, ndërsa ka bërë gati padinë për SHÇKB duke kërkuar që të sekuestrohen kamerat e sigurisë për të evidentuar dhunën e ushtruar ndaj avokatit.


Policia e Lezhës ende nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me ngjarjen.


LEXO EDHE: 

Po punonte në zyrë – Shoqërohet forcërisht në Policinë e Lezhës avokati Gjergj Neli


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas