Dhunimi barbar i të riut, që ndodhi pesë ditë më parë në një lokal në Fushë-Krujë, është drejt zbardhjes.
Policia e qytetit njofton shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar dhe kryesor të ngjarjes, i identifikuar si Gazment Kusta, 34 vjeç, i dënuar më parë për trafik droge.
Sakaq është ndaluar Geart Bakalli, 31 vjeç, nën akuzën se ka ndihmuar Kustën dhe bashkëpunëtorët e tij duke fshehur rrobat që ata kishin veshur ditën e sherrit, si dhe makinën tip “Audi” me të cilën u larguan nga vendngjarja.
Teksa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të implikuar, risjellim në vëmendje se 33-vjeçari me inicialet E.E. u dhunua mizorisht mbrëmjen e 17 shkurtit me një shkop bejsbolli, nën kërcënimin e armëve.
LEXO EDHE:
Pamje barbare në Krujë – I riu dhunohet në lokal nga “maskat” e armatosura