Aktualitet

Dhuna e policit ndaj gazetares Anila Hoxha, Rama: E patolerueshme














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:38 - 09/11/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për dhunën e efektivit të policisë ndaj gazetares Anila Hoxha dhe operatorit teksa raportonin nga Qafë Molla në Dajt, ku u gjet trupi i vrarë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha.






Pezullimin e efektivit nga detyra, kryeministri e cilësoi si një veprim që duhet të bëhet gjithmonë pa asnjë tolerancë, sa herë ndodh që të shpërdorojnë detyrën.


Rama theksoi se figura e policit është mishërim i ligjit që nuk bërtet, as nuk kërcënon dhe as nuk shan.







Nga ana tjetër, shtoi se kushdo që vesh uniformën e policisë së shtetit dhe shkelin vijën e sjelljes nuk e meritojnë të jenë në radhët e policisë.




Edi Rama:Respekt për punën e palodhur, sakrificat dhe rezultatet. Natyrisht është për të ardhur keq kur individë të caktuar me uniformën e policit të shtetit si rasti i fundit i dikujt që keqtrajtoi në mes të rrugës një gazetare jo për faktin se vajza ishte gazetare por për faktin se duke qenë gazetare ngjarja u bë edhe më e bujshme. Por në thelb për faktin që keqtrajtoi një qytetare, hedhin hije mbi gjithë këtë punë, mbi gjithë këto sakrifica dhe rezultate.



Patjetër që çdonjëri prej jush punonjësve të policisë së shtetit që çdo mëngjes del nga shtëpia për të shkuar në një front të vështirë nuk e meriton që në punën e tij dhe në imazhin e uniformës që ai apo ajo veshin, të ketë të tilla stërkala balte që vijnë nga shkelja e patolerueshme e vijës së sjelljes së policisë së shtetit.

Për këtë arsye është e rëndësishme që jo vetëm të veprohet siç u veprua me shpejtësi dhe pa asnjë tolerancë duke i larguar menjëherë nga policia e shtetit por është me rëndësi që të theksohet nga ana e drejtuesve domosdoshmëria që të marrin parasysh se figura e policisë së shtetit nuk ka nevojë për asnjë gjest dhe asnjë fjalë të tepërt sepse është mishërimi i ligjit dhe ligji nuk flet, nuk bërtet, nuk kërcënon, nuk shan, ligji vepron.

Në veprimin e ligjit, është krejt e tepërt të shtohen gjeste dhe të bëhen akte që faktikisht i ulin kokën atë ditë dhe nganjëherë për disa ditë të gjithë punonjësve të policisë së shtetit, të cilët fatkeqësisht në atë moment shihen të gjithë me atë sy për shkak të dikujt që nuk e meriton të jetë kolegu apo kolegia e tyre. Kolegët dallohen dhe janë shëmbëlltyra e mirësjelljes dhe efikasitetit ku kryejnë detyrën”.

***

Lexo edhe :  VIDEO/ Hapet Rruga e Arbrit, Rama pritet me daulle dhe flamuj

Kujtojmë se gazetarja po raportonte detajet e ekzekutimit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha që ishte zhdukur prej disa ditësh, ndërsa në një moment, u shty nga punonjësi i policisë.

Efektivi ishte i nevrikosur nga fakti që mediat kishin kaluar shiritin e policisë dhe reagoi me tone të ashpra duke shtyrë gazetaren dhe operatorin. Ata u rrëzuan në tokë, në anë të një gremine. Gazetarja Anila Hoxha pësoi lëndime dhe gërvishtje nga sjellja brutale e policisë.

“Polic je ti ore. Çfarë je ti? Debil”, i thotë në një gazetarja Anila Hoxha – efektivit pasi rrëzohet në tokë.

Pavarësisht se i rrëzoi, polici nuk ofroi në asnjë moment ndihmën e tij për të ngritur gazetaren dhe operatorin që u lënduan nga sjellja e tij. Kujtojmë se gazetarja Anila Hoxha ka siguruar detaje ekskluzive rreth ekzekutimit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas