Aktualitet

Dhuna ndaj aktivistëve, Demiraj: Policia ngarkon thasët me kanabis e masakron popullin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:54 - 09/05/20 |
mapo.al

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për dhunën policore ndaj qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”.


Demiraj thotë se policia nuk ka në fokus të ruajë dhe të mbrojë qytetarët, por sipas tij t’i shërbejë “republikës së kanabisit”.


Postimi
Ne te gjithe boten policia ruan rendin, qetesine publike, lufton krimin dhe ju sherben qytetareve.


Ne republiken e kanabisit dhe te pastrimit te parave te droges, policia ngarkon thaset me kanabis, ruan parcelat me droge dhe masakron popullin e tij cdo here ne kundershtim me ligjin vetem per interesa te pushtetit kriminal.


Eshte me e qarte se kurre se me Edi Ramen dhe rilindasit e tij demokracia dhe te drejtat themelore te njerezve as kane funksionuar as do te funksionojne. Ka vetem nje zgjidhje te ngrihet gjithe populli dhe t’i hedhe ne kazanin e pleherave atje ku e meritojne.


Etiketa:

Pas