Një biznesmene nga Lazarati tha dje se është dhunuar nga djali i kunatit dhe madje tregoi për mediat këmbët e mavijosura. Por “Stop” e ka investiguar këtë ngjarje duke nxjerr në pah konfliktin 20-vjeçar ndërmjet anëtareve të familjes Buzheri. Po kështu “Stop” publikoi pamjet e kamerave të sigurisë në ambientet e biznesit, ku duket qartë se Lavdie Buzheri nuk është sulmuar nga nipi i burrit, siç ajo pretendon!!
Historia
Hajro Buzheri, kunati i biznesmenes Lavdie Buzheri, ishte emigrant në Janinë të Greqisë që prej vitit ’90. Aty bënte punë të ndryshme krahu dhe deri në vitin 1999 kishte kursyer 30 milionë Dhrahmi, që me kursin e këmbimit sot i bie rreth 150 mijë Euro. Këto kursime i kishte mbyllur në bankën greke “NBG” në Janinë. Fatkeqësisht, në vitin 1999 Hajro Buzheri ndërron jetë nga ceroza në mëlçi.
Pas vdekjes së tij, zhduken edhe paratë! Djemtë e të ndjerit kur u zhdukën paratë ngrihen dyshime për xhaxhai i tyre Islam Buzheri, që është burri i gruas që pretendon se u dhunua Lavide Buxheri.
Gazetari i emisionit “Stop” udhëtoi drejt Janinës, aty ky u takua me Rigers Buzherin, njëri nga djemtë e të ndjerit. Rigersi ka shpjeguar se si zbuluan për mungesën e kursimeve të babait të tyre.
Rigers Buzheri: Kam një problem këtu në Janinë, një problem me bankën greke NBG, aty kemi pasur një depozitë të babait tonë i cili për fat të keq nuk jeton më që prej vitit 1999. Kemi pasur një depozitë prej 30 milionë Dhrahmi. Dhe pas disa kohësh kur ne kemi zbuluar librezën e asaj depozite kemi vënë re që këto Dhrahmi janë tërhequr pas vdekjes së babait tonë.
Ndërsa bashkëshortja e të ndjerit thotë se ka qenë në dijeni të kursimeve në bankën greke “NBG” në Janinë, vetëm kur pa librezën që ato ishin tërhequr.
Bashkëshortja : “Shkaku që ai humbi jetën jetën, kishte cerozë në mëlçi. Dhe vazhdoi gati 1 vit i sëmurë, kaluam në Janinë, në spital, atje humbi jetën. Dhe gjatë gjithë kohës punonte, ikte në Greqi, vinte. Punonte, në suva, çfarë t’i dilte përpara, punëtor ishte. Vinte në shtëpi, ikte prapë andej, kishte vënë Lekët në bankë. Isha në dijeni të shumës së parave që ishin në bankë. Pas humbjes së bashkëshortit, marr librezën shikoj ishin tërhequr paratë nga libreza, ishin marrë”.
Vëllai i të ndjerit, Islam Buzheri e pranon që i ka tërhequr ai 30 milionë Dhrahmi (150 mijë Euro) nga banka greke. Kjo duket në bisedën që bën me nipin Alfons Buzheri, ku pranon se ka tërhequr nga banka kursimet e babait të tij dhe nuk ia ka dhënë.
Islam Buzheri: Do më falësh, që ndodhi kjo …! Më dëgjo pak me kujdes!
Alfons Buzheri: Lekët e babës tim…,lekët! Të lutem lekët e babës tim, që janë marrë nga banka! Pse i ke marrë?
Islam Buzheri: Këtu me mua, janë marrë lekët..
Alfons Buzheri: Pse i ke marrë?
Islam Buzheri: Tani, po më filmon mua?
Alfons Buzheri: Po të filmoj, pse mos të filmoj?!
Islam Buzheri: Lekët, e parë e punës, janë marrë nga unë.
Alfons Buzheri: Nga ty …?! Janë marrë nga ty?
Islam Buzheri: dhe kjo punë s’ka lidhje me këtë çështje.
Eksperti Arben Malaj shpjegon se vjedhja e këtyre parave nuk është më çështje administrative e bankës në Janinë, por vepër penale. Sipas tij, Prokuroria e Gjirokastrës duhet të nisë hetim se si kursimet e të ndjerit Hajro Buzheri u zhdukën nga banka greke dhe familja e tij nuk mori asgjë, por rezulton që janë tërhequr nga vëllai.
/tv Klan