Kryesore

Dhuna në Elbasan-Lubonja: Krimi, pushteti i Ramës përtej fasadës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:40 - 15/03/21 |
mapo.al

Analisti Fatos Lubonja u shpreh sot në një intervistë për News 24 se, krimi i organizuar është një nga dy elementët që ka përdorur në 8 vite qeverisje Edi Rama.






Ai tha se ngjarjet në Elbasan janë shqetësuese. Lubonja gjithashtu u shpreh se grushtat e njerëzve të krimit ndaj qytetarëve, nën hundën e policisë, teksa ajo nuk ndërhyn, është një skenë e papranueshme.


“Është një fenomen i pritshëm. Është vazhdimësi e politikave të pushtetit që ka ndjekur Rama sipas meje, ku ka dy elementë kryesorë, një është elementi propagandë, fasadë, që u shfaq edhe në prezantimin e kandidatëve për deputetë, edhe tjetri është elementi prapavijë, që është mënyra se si është ndërtuar pushteti i Ramës në Shqipëri.







Pushteti është prapa fasadës demokratike, ku qëndrojnë paraja dhe krimi i organizuar që mban në këmbë këtë pushtet edhe ekonomikisht.



Lexo edhe :  Zyrtari i lartë: Trump kandidon për President në 2024, Grenell krahu i djathtë

Duhet parë njerëzit, ata janë ata që pamë në prapavijë, ku dikush thotë ‘Rama Ik’, të përdoren grushte nga njerëz të krimit dhe policia nuk ndërhyn, lë shumë për të dëshiruar”, – pohoi publicisti Lubonja.



 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas