Monday, March 20, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Dhuna në kampin Al-Hawl, Zëri i Amerikës: Çdo ditë, një ose dy të vrarë

by mapo.al
11/08/2021
in Aktualitet, Bota, Kryesore
0

Refugjatët irakianë në kampin Al Hawl në verilindje të Sirisë po shprehin shqetësime rreth dhunës në rritje brenda kampit pas vrasjes së një tjetër irakiani gjatë fundjavës, nga militantët e dyshuar të Shtetit Islamik. Kampi strehon dhjetëra mijëra njerëz, përfshirë familjet e luftëtarëve të huaj të Shtetit Islamik. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Zana Omer njofton.

Situata e sigurisë në kampin Al-Hawl në verilindje të Sirisë po përkeqësohet përsëri. Dhjetëra mijëra refugjatë irakianë dhe sirianë të zhvendosur jetojnë atje, së bashku me mijëra familje të luftëtarëve të huaj të Shtetit Islamik.



Gjatë fundjavës, një refugjat irakian u vra dhe tre të tjerë u plagosën rëndë gjatë një sulmi nga një celulë e dyshuar e Shtetit Islamik. Sulmi e çon në 25 numrin e të vrarëve brenda kampit, që nga mesi i prillit.

Rritja e fundit e dhunës ka shqetësuar shumë refugjatë irakianë në Al-Hawl.

“Situata jonë po përkeqësohet nga këto vrasje. Po të ktheheshim në Irak dhe të qëndronim në një kamp tjetër refugjatësh, sinqerisht do të ishte më mirë se këtu”, thotë Um Abdullah, një refugjate irakiane.

Sipas autoriteteve kurde të kampit, në Al-Hawl jetojnë rreth 30,000 refugjatë irakianë.

Në mars, Forcat Demokratike Siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara filluan një operacion madhor për të frenuar sulmet e celulave të Shtetit Islamik brenda kampit. Më shumë se 125 operativë të dyshuar të IS-it u arrestuan gjatë fushatës.

Por banorët e kampit thonë se javët e fundit ka pasur një rritje të dhunës.

“Vrasja është bërë një dukuri e përditshme këtu. Pothuajse çdo ditë ata vrasin një ose dy njerëz në kamp“, thotë Rakan Mohammed, një refugjat irakian.

Zyrtarët e kampit thonë se sulmuesit përdorin thika dhe armë me silenciator kur vënë në shënjestër viktimat e tyre. Shumica e sulmeve kanë ndodhur gjatë natës, kur prania e forcave të sigurisë është e ulët.

“Mezi presim të zbardhi dita, sepse natën nuk i dihet kurrë se kush mund të hyjë në tendën tënde“, thotë Abu Ahmet, refugjat irakian.

Një zyrtar në kampin al-Hol i tha Zërit të Amerikës se të paktën 93 familje – gjithsej 380 persona – janë riatdhesuar nga kampi al-Hol që nga maji. Mes tyre edhe 19 shqiptarë.

Sipas vlerësimeve të fundit të OKB-së dhe Shteteve të Bashkuara, më shumë se 62,000 njerëz jetojnë ende në al-Hol, përfshirë rreth 40,000 fëmijë.

Tags: Al HolKampi Al-Hawlkampi sirian Al HolSiriZëri i Amerikës

JU SUGJEROJME

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
Kryesore

Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike

09/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Next Post
Hyri me dashnorin në taksi, nuk e dinte se burri i saj ishte shoferi (VIDEO)

Hyri me dashnorin në taksi, nuk e dinte se burri i saj ishte shoferi (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria
  • Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In