Aktualitet

Dhuna në Kongres sjell një tjetër dorëheqje në Shtëpinë e Bardhë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:36 - 08/01/21 |
mapo.al

Sekretarja amerikane e Arsimit, Betsy DeVos, është bërë anëtarja e dytë e kabinetit që jep dorëheqjen pas sulmit të së mërkurës në Kapitol.



Në letrën e dorëheqjes, sekretarja DeVos fajësoi presidentin Donald Trump për nxitjen e tensioneve që çuan në sulmin e dhunshëm në selinë e demokracisë së kombit. Ajo thotë se “nuk ka dyshim për ndikimin e retorikës suaj mbi situatën dhe kjo ishte pike kthese për mua”.


Lajmi për dorëheqjen e zonjës DeVos u dha fillimisht nga Wall Street Journal.



Sekretarja amerikane e Transportit, Elaine Chao, tha të enjten se do të japë dorëheqjen. Zonja Chao, gruaja e udhëheqësit të shumicës së senatit, Mitch McConnell, tha se dorëheqja e saj do të hynte në fuqi të hënën.



Ajo tha se sulmi “më ka shqetësuar thellë në një mënyrë që unë thjesht nuk mund ta injoroj“.

Lexo edhe :  Largohen mobiljet e Trump nga Shtëpia e Bardhë, avokatët përballen me pasojat

Në një letër lamtumire drejtuar Kongresit në fillim të kësaj jave, sekretarja DeVos u kërkoi ligjvënësve të refuzojnë politikat e mbështetura nga presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe të mbrojnë politikat e administratës së presidentit Trump që zoti është zotuar t’i eliminojë.

Ngjarjet e së mërkurës në Kapitol nxitën një sërë dorëheqjesh nga administrata e presidentit Trump.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas