Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim virtual me reporterët Joseph O’Reilly nga Irlanda njëkohësisht dhe reporter i EPP/CD, ( grupimi i të djathtëve në Parlamentin Europian) si edhe Petter Eide nga Norvegjia.
Burime nga selia bëjnë të ditur se në bashkëbisedimin me reporteret, Basha u ndal dhe te situata e ditëve të fundit dhe vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë së shtetit si dhe përpjekjet kriminale për të manipuluar vrasjen.
Mësohet se gjatë bashkëbisedimit Basha, informoi reporterët edhe me pengimin e së drejtës së informimi dhe me shoqërimin dhe dhunumin e disa gazetarëve, duke sjellë nje shkelje flagrante të lirisë së medias në vend.
Ai i solli në vëmendje reportereve shkeljen e të drejtave të njeriut nga dhuna e policisë.
Mësohet se takimi i planifikuar me reporterët ka patur si temë diskutimi dhe zhvillimet e fundit të situatës së pandemisë, ekonomisë dhe politikës.