fbpx

Aktualitet

Dhuna tek Astiri, Ervin Goci flet nga komisariati: Genocid!





               Publikuar në : 09:13 - 12/11/19 |
mapo.al

Pedagogu Ervin Goci është shoqëruar në komisariatin nr.3 në Tiranë, pas përleshjes së policëve dhe banorëve në zonën e Astirit, ku pritet t’i hapet rrugë shembjes së banesave të këtyre të fundit. Nga ambientet e komisariatit, ai e përshkroi situatën për “Fax News” si genocid.


“Situata për mua është në kufijtë e sulmit të shtetit ndaj qytetarit. Ishte e frikshme, ishte thjesht një krehje zone, kapnin njerëzit aty ku ishin nga kafenetë…Imagjino që nuk kishte një organizim të policisë. Kishte makina të civilëve që dhunoheshin në mënyrë aksidentale. Në konsideratën time, ky ishte një genocid ndaj banorëve.



Unë jam te komisariati numër 3, maksimumi që ndodh si procedurë është “ti e ke emrin dhe po të rrasim brenda”. Shumica prej këtyre që shohim, janë rrasur në qeli kot. Janë me qindra, të paktën nga ajo që pashë unë”– tha pedagogu Ervin Goci, duke shtuar se personalisht nuk është dhunuar nga forcat policore, ndryshe nga disa të tjerë të shoqëruar.


“Mua nuk patën mundësi që të më dhunonin, pasi isha larg nga vendndodhja, ishte thjesht një demonstrim force. Ka persona që janë shoqëruar dhe goditur; një djalë e kishte hundën e thyer. E nxorrën dhe nuk e di as ku e kanë çuar”-u shpreh Ervin Goci.

Nga përplasja në zonën e Astirit, raportohet deri më tani për 10 të shoqëruar nga policia dhe për 12 të lënduar, nga të cilët 5 janë efektivë dhe 7 protestues.


Etiketa:

Pas