Aktualitet

Dhuna/ Veliaj: Nuk jam drejtor i Policisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:45 - 18/05/20 |
mapo.al

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka justifikuar dhunën policore në protestën e djeshme pas shembjes së Teatrit Kombëtar me vendim të Bashkisë së Tiranës.


Erion Veliaj, nga emisioni “Opinion”, tha se këto ndodhin dhe në botë.


Ai dha shembullin e një proteste në SHBA, për të cilën tha se edhe pse ishte mjedisore, u arrestuan protestues. “Nuk është e pazakontë që policia të kryejë misionin e vet”, tha Veliaj, duke anashkaluar plotësisht dhunën policore.


Kryebashkiaku po ashtu u mundua ta largonte përgjegjësinë më tej nga vetja, kur u shpreh: “Unë nuk jam drejtor i policisë”.


Protesta në fakt që pasoi dhunën policore erdhi pas aktit të Bashkisë së Tiranës së drejtuar nga Veliaj për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

I pyetur pse nuk ndërmori një referendum para shembjes së Teatrit, Veliaj tha se zyrtarisht nuk i është kërkuar nga askush një gjë e tillë. Drejtuesi i emisionit, Fevziu, i kujtoi deklaratat e Presidentit Ilir Meta i cili është shprehur pikërisht për kryerjen e një referendumi për çështjen e Teatrit. Veliaj tha se zyrtarisht Meta nuk i ka dërguar asnjë kërkesë për referendum.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas