Policia e Tiranës ka bërë të ditur se së fundmi janë arrestuar pesë persona në kryeqytet, një për dhunë në familje, ndërsa katër të tjerë për shkak se drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt
Efektivët e komisariatit numër ‘1’ prangosën 61-vjeçarin me inicialet A. M, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Ndërkohë tre persona u arrestuan pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur.
Konkretisht të arrestuarit janë: G.C., G.K., dhe K.G., ndërsa një tjetër person me inicialet K. S u ndalua në rrugën ‘Rexhep targa’, pasi drejtonte automjetin pa patentë.