Aktualitet

Dhunë tek Astiri, Klevis Balliu: Rama dhe Veliaj, kryemashtrues





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:00 - 12/11/19 |
mapo.al

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka folur nga zona e rrethuar e Astirit, ku ka patur në orët e para të mëngjesit përleshje midis policëve dhe banorëve për prishjen e banesave të këtyre të fundit. Ai akuzoi për dhunën e ushtruar kreun e qeverisë dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.


“Me dhjetra banorë janë sot në spitale dhe burgje. Është një nga aktet më çnjerëzore. Këto 40 milionë euro ju vidhen të gjithëve. Edi Rama pranon dialogun me Vuçiçin, por jo me banorët e Unazës. Këta banorë i çorrën maskën Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Veliaj është një kryemashtrues dhe jep leje vetëm për të pastruar paratë dhe këta policë këtu janë në shkelje të ligjit. Në bazë të këtij projekti korruptiv, Rama po dhunon banorët”– tha ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu.



 



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas