Kronika

Dhunimi i 15-vjeçarit/ Ardi Veliu tregon videon e mamasë së të miturit: Shikoni se nga çfarë familje vjen





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:02 - 29/05/20 |
mapo.al

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, ku 15-vjeçari Sarandi Çobo u dhunua nga punonjës të policisë pranë liqenit artificial të Tiranës dy javë më parë.


Gjatë raportimit në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë, Veliu tregoi një video, ku tha se dukej e ëma e të miturit, ndërsa mbante një pistoletë në dorë.




“Jo se dua të marr në mbrojtje punonjësit e policisë. Punonjësit e policisë në një rast të caktuar kanë një kapërcim të kompetencës dhe punonjësi i policisë i cili ka kryer këtë veprim është pezulluar, ka filluar hetimi disiplinor, njëkohësisht ka filluar dhe një hetim penal nga SHÇBA.


Por më besoni, në qoftë se do ta shikojmë nga fillimi në fund çfarë përfaqëson ky djali, a është me të vërtetë ky djali që i është bindur të gjitha veprimeve, thirrjeve të policisë siç pretendon mamaja e tij, e cila ishte ndier shumë e fyer. Do t’ju shfaq një video të mamasë së tij, se kush është mamaja dhe të besoni se nga çfarë familje vjen ky fëmija dhe pastaj të gjykoni vetë.


Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Ju a tregova këtë videon për të thënë se nga çfarë familje vjen ky fëmijë, sa i edukuar është, sa i është bindur thirrjeve të policisë dhe tek e fundit policia si gjithmonë bëhet viktimë”, tha Veliu.

LEXO EDHE: 

PD: Ardi Veliu të shkarkohet, justifikoi me sajesa dhunën ndaj të miturit

 


Etiketa: , ,

Pas