Kryesore

Dhuna ndaj aktivistëve, Bardhi: Pasqyrë e regjimit që ka ndërtuar Rama





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:19 - 09/05/20 |
mapo.al

Dhuna ndaj protestuesve të Shoqërisë Civile të cilët organizuan një tubim në Ditën e Europës, ka sjellë edhe reagimin e Sekretarit të Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.


Përmes një deklarate, Bardhi shprehet se dhuna e sotme në sheshin “Skënderbej” është dëshmi e regjimit që ka instaluar Edi Rama.


“Pamjet në Sheshin Skëndërbej janë pasqyrë e regjimit që ka ndërtuar Edi Rama në vitin 2020. Sot u bë edhe më e qartë arsyeja se përse Edi Rama kërkon mbylljen e qytetarëve në shtëpi”, u shpreh Bardhi.


Policia ndaloi sot disa prej aktivistëve, mes tyre edhe femra. Numri dy i PD i kërkon Policisë së Shtetit të lirojë menjëherë aktivistët e shoqëruar.


“Nëse në Ditën e Europës qytetarëve i mohohet e drejta për të protestuar paqësisht, e ardhmja europiane e Shqipërisë do të jetë shumë e largët”, vijon Bardhi.

Reagimi
Sjellja kriminale e Edi Ramës ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Ditën e Europës është e papranueshme.

Dhunimi dhe shoqërimi i paligjshëm i grave dhe vajzave është i paimagjinueshëm në një shtet të së drejtës. Policia e Shtetit nuk mund të urdhërohet të veprojë kurrë si një bandë kriminale.

Pamjet në Sheshin Skëndërbej janë pasqyrë e regjimit që ka ndërtuar Edi Rama në vitin 2020. Sot u bë edhe më e qartë arsyeja se përse Edi Rama kërkon mbylljen e qytetarëve në shtëpi. Qytetarëve që i është mohuar e drejta e mbështetjes ekonomike nga Qeveria në kohë epidemia, po tentohet ti mohohen edhe të drejtat minimale për të protestuar. Kjo është e papranueshme!

TË GJITHË AKTIVISTËT E SHOQËRISË CIVILE TË SHOQËRUAR PADREJTËSISHT DHE NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN NË POLICI, DUHET TË LIROHEN MENJËHERË.

E drejta e protestës paqësore është themeli i demokracisë dhe askush nuk mund të pengohet në ushtrimin e kësaj të drejte. Nëse në Ditën e Europës qytetarëve i mohohet e drejta për të protestuar paqësisht, e ardhmja europiane e Shqipërisë do të jetë shumë e largët. Procesi i integrimit europian mbi të gjitha nënkupton përqafimin e vlerave europiane në sjelljen e institucioneve dhe mbi të gjitha në qeverisje.


Etiketa: , ,

Pas