Më shumë se 100 varre hebrenjsh në një varrezë në Francë janë dëmtuar dhe u janë vendosur simbole të nazizmit. Vandalët bënë simbolet e nazizmit tek gurët e varreve në qytetin lindor Westhoffen, afër Strasburgut.
Presidenti Emmanuel Macron tha se: “Franca do të luftojë antisemitizmin derisa të vdekurit të mund të flenë në paqe.” Franca është shtëpia e një komuniteti hebre prej 550.000 personash, më i madhi në Evropë.
Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner, gjatë një vizite në varreza të mërkurën, tha se sulmi ishte një shprehje e urrejtjes dhe njoftoi krijimin e forcave policore kundër urrejtjes.