Kronika

Dhunohet me dorezë hekuri ish-nënkryetari i FRESSH: U futa të ndihmoja një të moshuar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:01 - 25/08/18 |
mapo.al

Ish-nënkryetari i FRESSH, Jurxhin Çela, raport se ka rënë pre e dhunës, teksa ka tentuar të shpëtojë një grua të moshuar ga një grup të rinjsh. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Çela përmes një statusi në ‘Facebook’, ku tregon skenën si ka ndodhur ngjarja, ndërsa poston dhe një foto të tijën, ku duken qartë shenjat e dhunës.






Ai shkruan se të rinjtë e ishin konfliktuar me një të moshuar dh e kishin rrëzuar në tokë, shfaqje kjo që nuk ishte duruar nga ish-nënkryetari i FRESSH dhe kishte ndërhyrë, por duket se e ka pësuar edhe vetë.


“Dje pak para mesnate shikoj nje grua ne moshe qe po konfliktohej me nje grup te rinjsh te cilet e rrezuan ne toke pas perplasjes verbale, instiktivisht sapo perballem me kete skene perpara meje menjehere vrapoj per te ndihmuar gruan ne nevoje dhe ndare palet e perfshira ne konflikt, por nje i mitur shqiptar aty kishte doreze hekuri dhe me goditi.







Ndjej se bera aktin e duhur pertej se familjet qe nuk edukojne femijet e tyre me vlerat bazike per te jetuar ne komunitet jane nje realitet dhe kjo do me sjelli 10 dite me regjim shtrati.




Kete sqarim e bej per te shmangur telefonin e prishur, faleminderit kujtdo qe me ka uruar sherim”, shkruan Çela.




(Postimi i ish-nënkryetarit të FRESSH shoqëruar me foton që tregon shenjat e dhunës)

1


Etiketa: , , ,

Pas