Persona të panjohur kanë dhunuar sot monumentin e Azem Hajdarit.
Në monumentin e liderit të dhjetorit i cili dha një kontribut të çmuar edhe në rrëzimin e regjimit komunist, është shkruar “Roftë shoku Enver”.
Ky monument është ngritur në vendin ku Hajdari është vrarë në vitin 1998.
Monumenti i Azem Hajdarit ndodhet në qendër të Tiranës, përballë ish-selisë së Partisë Demokratike.