Aktualitet

Dhunohet për vdekje 16-vjeçarja shqiptare në Greqi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:32 - 15/07/20 |
mapo.al

Trupi i pajetë i një 16-vjeçareje është gjetur mëngjesin e sotëm në pyllin pranë një kishe në komunën e Trikalës në Greqi.


Vajza emri i të cilës ende nuk bëhet i ditur u gjet pa jetë, me shenja dhune nga pastrues të komunës së Trikalës në zonën e kodrës së Profit Ilias.


Ajo kishte lëndime në fytyrë dhe në pjesë të ndryshme të trupit të saj. Mbetet ende e mbuluar me mister ngjarja tragjike.


Sipas mediave greke, vajza 16-vjeçare, ishte larguar nga shtëpia e saj për shëtitje të martën në mbrëmje dhe nuk u kthye më. Familja ka qenë duke kërkuar për vajzën që nga dje dhe motra e saj binjake njoftoi edhe në polici, duke deklaruar se kishin orë që e kërkonin dhe nuk kishin asnjë komunikim me të.


Mësohet se 16-vjeçarja është me origjinë shqiptare dhe jetonte në qendër të Trikalës me familjen e saj. Babai i saj ishte në Shqipëri këto ditë për shkak të detyrimeve të punës.

Mediat greke raportojnë se vajza i ishte drejtuar policisë disa ditë më parë, duke raportuar një rast dhune nga një mik. Ekzaminuesi mjekësor ka shkuar në zonë, si dhe një ekip nga drejtoria e krimit kundër jetës në mënyrë që të zbardhë këtë rast të rëndë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas