Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë.
E. H ishte shpallur në kërkim pasi në datën 4 Gusht, ka dhunuar në mes të rrugës dhe i ka marrë makinën ish-bashkëjetueses së tij.
39-vjeçari akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vetëgjyqësia”.
Informacion paraprak:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit E. H., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vetëgjyqësia”, pasi me datë 04.08.2021, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish bashkëjetuses dhe më pas i ka marrë mjetin dhe është larguar.