Një person është arrestuar nga policia mëngjesin e sotëm në Mallakastër. Sipas informacioneve paraprake, K.B., ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Mësohet se arrestimi i 57-vjeçarit u krye në banesë. Burime zyrtare nga policia, bëjnë me dije se ky nuk është rasti i vetëm që K.B., ushtron dhunë, pasi më parë ka qenë i dënuar për të njëjtën akuzë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.
Njoftimi i Policisë
Mallakastër
Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet nga policia.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasin:
- K.B., 57 vjeç, banues në Mallakastër.
(I dënuar më parë për dhunë në familje).
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases N.B, 46 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.